Sherr me elektricistin në Vlorë, arrestohet “i forti” që e qëlloi me thikë (Emri)
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 35-vjecar, pasi dyshohet si autor i plagosjes me thikë të bashkëfshatarit të tij me profesion elektricist D.M., 49 vjeç.
Në pranga ka rënë Dhimitër Çelaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:20 në fshatin Kotë, pranë vendit të quajtur “Pularia”.
49-vjeçari mësohet se është konfliktuar me dy bashkëfshatarë për motive të dobëta dhe pas sherrit është qëlluar me thikë nga njëri prej tyre. Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

