Sherr me grushte e shkelma mes vajzave në Tiranë, ndërhyn policia

Një konflikt mes disa vajzave në zonën e Unazës së Re në kryeqytet ka përfunduar në sherr me grushte e shkelma mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” dhe pas ndërhyrjes së policisë janë ndaluar shtetaset me inicialet XH.T dhe A.S, 21 e 22 vjeç, banuese në Tiranë. Pas një konflikti për motive të dobëta dy vajzat janë kapur për flokësh.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne baze te Nenit 90 te Kodit Penal, “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky nen parashikon: “Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. Por kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”./bw

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?