Sherr me policët, arrestohet i riu në Tiranë. Emri

Një i ri është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet pasi ka goditur një efektiv policie.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 23-vjeçari Gëzim Gjonpalaj, banues në Tiranë. Ai akuzohet se një ditë më parë në rrugën “Azem Galica”, ka kundërshtuar dhe goditur dy efektivët S.T. dhe H.B., shtojnë të njëjtat burime.

Ndërkaq, burime nga policia sqaruan se i riu është ndaluar nga efektivët me dyshimin se ishte përdorues droge dhe i është kërkuar një mjet identifikimi. Por, 23-vjeçari i është përgjigjur me refuzim kërkesës dhe u ka thënë agjentëve: “Ç’ju duhet ju”, e më pas i ka shtyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu ka vijuar sjelljen e dhunshme ndaj efektivëve, duke bërë që këta të fundit ta arrestonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj të riut ka nisur procedimi penal për veprat: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?