Sherr me thika në Durrës, një i vdekur dhe 2 të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur në një sherr me thika të ndodhur në qytetin e Durrësit. Sipas të dhënave të para nga policia e Durrësit, tre personat që janë konfliktuar, viktima dhe dy të plagosurit janë roje të një rezervati në Rrashbull. Dy të plagosurit Y. Sh. 60 vjeç dhe E. Xh. 50 vjeç janë konfliktuar me shtetasin me inicialet L.Q. i cili ka mbetur i vdekur, ndërsa shkak i sherrit dyshohet se ka qenë parkimi i një automjeti.

Informacion paraprak.
Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20 , jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas.

Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe E. Xh. ,rreth 50 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konflikti ka qenë I çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin.

Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?