Sherri gazetare-polic që përfundon në media
Policia thotë se në datën 24 maj punonjësi i Policisë P.N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr 4, duke qenë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni.
Polizia thotë se pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.
Por policia pranon se nga kqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimim disiplinor ndaj efektivit te Policise, për shkelje të rëndë.
PERPLASJA
Gazetarja – Mund të ma thuash pak me ton më normal?
Polici – Dil atje përjashta! Zbato urdhrin tim! A do të dalësh përjashta, me të mirë apo …?
Gazetarja – Më fal, kush jeni? Me kë po komunikoj?

Polici – Me punonjësin e Policisë së Shtetit. Ai që ruan këtëëëëëë…
Gazetarja – A mund të pyesësh pak si njeri se për çfarë kam ardhur?
Polici – Dil atje përjashta, të jap urdhër brenda rregullit, jo me hy me forcë.
Gazetarja – Brenda kujt rregulli?
Polici – Dil aty!
Gazetarja – Ma trego pak rregulloren, të lutem!

Polici – Do dalësh përjashta…
Gazetarja njofton policinë dhe përballet me policin që e dhunoi.
Polici – Në institucion… t’i këpus të dy duart…

Gazetarja – Nuk ke asnjë lloj të drejte… Ku e kishe kapelen?
Polici – Leje moj kapelen, s’mbaj kapele në institucion unë.
Gazetarja – Çfarë do më bësh ti mua? Do më këpusësh duart? Është kërcënim ky?

Polici – Po hyre atje po, është institucion shteti.
Gazetarja – Kush je ti që më vë mua dorë?
Polici – Do të hedh në gjyq ty dhe ata që janë më të fortë.
Gazetarja – Të hedh unë më para në gjyq.

