Sherri masiv për gërvishtjen e makinave, nis hetimi për 10 personat e përfshirë në konflikt
Policia e Tiranës thotë se ka nisur hetimi për personat e përfshirë në një konflikt me grushte për gërvishtjen e makinave në parking.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme pranë zonës së Liqenit Artificial, ndërsa raportohet se 10 persona u konfliktuan me njëri tjetrin.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit: A. S., 20 vjeç, Y. S., 50 vjeç, A. S., 47 vjeç, A. K., 28 vjeç, I. K., 51 vjeç, O. S., 40 vjeç, Sh. L., 35 vjeç, F. L., 42 vjeç, A. L., 41 vjeç dhe E. L., 38 vjeç, për veprat penale “Demtime te tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin në parkingun në pronësi të shtetasit Y. S. dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

