Sherri në Shkozë, Momenti kur policia ndërhyn dhe arreston 27-vjeçarin që kërcënoi me shotgun-Video

Një sherr i ndodhur dje në periferi të kryeqytetit ka sjellë arrestimin e një 27-vjeçari.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Shkozë, pranë banesave sociale, ndërsa shkaktoi alarm dhe panik në zonë.

Të njoftuar nga banorët, një automjet i policisë së Tiranës si dhe dy efektivë të tjerë me motor kanë mbërritur brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Pal Prenga, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D. M., 31 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se tek banesat sociale, në Shkozë, gjatë një konflikti, ku dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur, dy të rinjtë janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin.

27-vjeçari Prenga e ka kanosur për jetën me të bërtitura dhe një armë tip “Shotgun”, ndërsa 31-vjeçari kishte një levë hekuri në dorë.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar armën “Shotgun”, 5 fishekë dhe levën e hekurit./BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?