Shfuqizimi i datës së zgjedhjeve, Hazizaj: Jo në Kushtetutë, i moralshëm
Nëse i gjithë debati politik ka ngecur tek argumentimi ligjor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, konstitucionalisti Sokol Haziaj e sheh zgjidhjen te Kushtetuta. Vendimi i Presidenti i Republikës, i cili nuk njihet si detyrim i parashikuar në Kushtetutë por garanton raportet e shumicës në procesin zgjedhor.
“Ai që i vë vulën qenësisë apo jo qenësisë, mënyrës, formës dhe përmbajtjes së shkarkimit të Presidentit, është Gjykata Kushtetuese. Pse detyrimisht një Kuvend, i cili është vetë në pikëpyetje, për shkak të mungesës së përgjegjësisë së parlamentarizmit në Shqipëri, një Kuvend që nuk e ka realizuar 140 kuorumin e vetë. Pse e fut në këtë lloj kleçke që nuk është e karakterit juridik, por është kleçkë e pamundësisë politike për të zgjidhur gjërat?!”, thotë Hazizaj.
Nga ana tjetër, ai thotë se nuk duhet të pranohet që “topi” t’i kalojë Gjykatës Administrative për një akt me karakter të përgjithshëm të Presidentit, efektet e të cilit nuk shtrihen te një individ. ”Akti i prodhuar nga Presidenti për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, ndonëse nuk është i parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj, është i moralshëm për shkak të parashikimit të barazisë së shtetasve në procesin e votimit”, thotë Hazizaj.

