Shifra të frikshme, tjetër vetëvrasje në vend
Një tjetër rast i vetëvrasjes raportohen në vend, duke rritur frikshem shifrat e personave që zgjedhin t’i japin fund jetës duke u vetëvrarë.
Blute e Fierit, bëjnë me dije se viktima, është 46-vjeçarja me iniciale D.B. Gruaja mësohet të jetë vetëhelmuar me fostoksinë në banesën e saj në fshatin Poro.
Kanë qenë familjarët, ata që e gjetën në gjendje të rëndë, edhe pse u transportua në spital, ndihma e mjekëve nuk mjaftoi për ta mbajtur në jetë gruan 46-vjeçare. Shkak i ngjarjes dyshohet depresioni.
Materialet hetimore për rastin i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

