Shisnin drogë në Tiranë! Arrestohen 4 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Godiet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike dhe bien në pranga 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.Gjatë operacionit nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, të koduar  “Zallmneri”, u arrestuan 4 shtetas si dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Të arrestuarit janë:
– Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë.
– Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë.
– Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë.
– Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :
– B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.
U sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa,  automjet tip “Golf” dhe 3 aparate celularë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zallmneri” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5.
Godiet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.
Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zallmneri”, arrestuan në flagrancë shtetasit :
– Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë.
– Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë.
– Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë.
– Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :
– B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– automjet tip “Golf”.
– 3 aparate celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?