Shkarkohen 3 drejtorë rajonalë të AKU
Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasoje e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU në Qarkun Korçë, Dibër dhe Lezhë.
Procesi i auditimit të aktivitetit të cdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejues e deri tek roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnje rast në mos përmbuyshjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend.

