Shkatërrohet banda e bankomateve: 1 në pranga, 3 në kërkim
Aktualitet E Shtunë, 29 Maj 2021 15:28
Një bandë që vidhte paratë nga bankomatet në qytete të ndryshme të Shqipërisë është shkatërruar. Policia e Tiranës njoftoi se një person është arrestuar: Ylli Gerra, 31 vjeç nga Vlora kurse tre persona të tjerë me iniciale I.G, N.G dhe I.G nga 24 deri 30 vjeç janë shpallur në kërkim.
Policia ka hetuar mbi grupin kriminal dhe ka arritur të zbardhë vjedhjet e 5 bankomateve së fundmi, që rezultuan se kishin të njejtin autor.

