Shkatërrohet banda e kokainës që vinte nga Holanda, 9 të arrestuar. “Koka” e grupit një familje shqiptare
Një organizatë kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Holanda në drejtim të Italisë, ndërsa si rrugë kalimi përdornin Zvicrën, u shkatërrua sot nga policia e Firences në Itali, siç shkruan sot gazeta italiane “La Reppublica”.
Siç raportohet nga burime policore, kjo organizatë drejtohej nga një familje shqiptare, që banonin prej disa kohësh në krahinën e Firences. Deri më tani autoritetet italiane nuk i kanë bërë të ditur emrat e pjestarëve të familjes, pasi hetimet vijojnë.
Nga e hetimet e deritanishme të paktën 9 persona që kishin lidhje me këtë organizatë kanë përfunduar në pranga, ndërsa hetimi u shtri në zona si Firence, Lucca, Prato dhe Napoli, gjatë të cilit u angazhuan më shumë se njëqind policë.

