Shkodër/Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj, 45-vjeç, nga fshatin Kir. Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 4.5 kg kanabis;
– 2 armë zjarri automatike;
– 19 kapsolla per lende plasëse;
– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
– 10 krehera;
– 77 fishekë;
– 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?