Shkodër – Shkon për të parë ndeshjen Kosovë-Turqi, kosovarit i digjet makina

Një automjet tip BMW me targa të Kosovës është shkrumbuar nga flakët, pak pas mesnatës së të dieles në hyrje të qytetit të Shkodres.

Ai ka qenë i parkuar në pjesën anësore të rrugës, tek ura e Bahçallekut kur është përfshirë nga zjarri që është shfaqur në pjesën e motorrit, e më pas ka shpërthyer duke e dëmtuar thuajse tërësisht mjetin.

Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit duke bërë që flakët të mos shkaktojnë deme në bizneset ngjitur, ku ishte i parkuar automjeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia dhe grupi i ekspertizës të mbërritura në vendngjarje nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ku dyshimet e para lidhen me një defekt teknik në pjesën elektrike të motorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë hetimet e thelluara do të japin konkluzionin përfundimtar, pasi nuk përjashtohet as pista e zjarrit të qëllimshëm.

Në pyetje po merret edhe shtetasi kosovar, pronari i makinës, i cili mësohet se e ka parkuar në këtë pjesë mjetin e tij dhe më pas i është drejtuar stadiumit “Loro Boriçi”, ku ka ndjekur ndeshjen Kosovë-Turqi.

 /Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?