Shkodra ende në hartën e kultivimit të kanabisit

Task-forca kundër kanabisit ka ulur ndjeshëm kultivimin e lëndës narkotike në Shkodër por pa mundur ta nxjerrë nga harta e zonave ku kultivohet kanabis.

Në takimin e radhës, prefekti Çesk Millja tha: Është zvogëluar sasia e kanabisit por nuk u arrit objektivi për heqjen e qarkut nga harta e zonave ku kultivohet kanabis.Problem përveç zonave të evidentuara si problematike për kultivimin e kanabisit, problem na dalin dhe ambjentet e mbyllura ku kultivohet përmes energjisë.

Ndërsa drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, foli për mbi 3-4 grupe kriminale në Shkodër, që funksionojnë si grup i strukturuar kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bushati: Shkodra ka zona me risk por fenomeni po zvogëlohet. Janë ulur mbi 20% rastet dhe është rritur zbulueshmëria e autorëve. Janë mbi 3 -4 grupe kriminale në Shkodër dhe funksionojnë si grup i strukturuar kriminal por tashmë janë në kushtet e minimales. Sivjet kishim miniparcela. Kujdes duhet ti kushtojmë ambjente të mbyllura nga serat, tunelet, qoftë dhe pallatet, pasi krimi kërkon metoda të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?