Shkodra mbulohet nga dëbora, ja zonat e bllokuara
Pas rreshjeve të denduara ka nisur dëbora. Qarku i Shkodrës është i përfshirë nga reshje dëbore dhe për pasojë janë bllokuar disa akse malore.
I bllokuar është aksi rrugor Qafë-Thore, Selcë-Vermosh, Shosh-Shalë, ku trashësia e dëborës është rreth 50 cm, ndërsa në aksin rrugor Qafa Shllak-Qafë Mali trashësia e dëborës i ka kaluar 40 cm.
I bllokuar është edhe aksi Shkodër-Theth, i bllokuar pasi në Qafë Thore, ka mbi 40 cm dëborë, ndërsa ka rrëshqitje gurësh dhe dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë. Aksi rrugor Shkodër–Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit ka 30 cm dëborë, i kalueshëm me vështirësi me zinxhir vetëm për mjetet e larta.
Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njësive Shosh, Shalë, Theth dhe Pult, sepse ka këputje të linjave nga era. Energjia elektrike mungon në fshatin Shllak.
Bashkia Pukë-Fushë Arrës;
Akset rrugore Pukë-Fushë-Arrëz, nuk ka problem Qafe-Mali-Qafa Shllak ka 10-15 cm borë e kalueshme me zinxhirë, po punohet me borë pastruese.
Segmenti Dardhë-Miliska e deri në Fierzë tek qendra e NJA, akset rrugore deri tani nuk kanë asnjë problem.

