Shkollimi, shqiptarët më pak të arsimuarit në rajon

Nëse ka një plagë në shoqërinë tonë ajo është arsimi ose më saktë keq-arsimimi.

Këtë e pohojnë edhe të dhënat nga indeksi i zhvillimit njerëzor i kryer nga Kombet e Bashkuara, i cili thekson që Shqipëria ka diferencën më të lartë në rajon midis viteve të pritshme të shkollimit dhe atyre të ndjekura nga personat mbi 25 vjeç.

Kur një fëmijë regjistrohet në shkollë, vitet e pritura të shkollimit në Shqipëri janë 14 vite e 9 muaj, ndërsa realisht numri mesatar i shkollimit në vendin tonë është 10 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra diferenca është plot 4 vite e 9 muaj shkollim të munguar, çka e bën Shqipërinë të parën në rajon për diferencën më të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

E dyta renditet Bosnje dhe Hercegovina me 4 vite dhe 6 muaj shkollim të munguar, 3 më pak se Shqipëria, por vitet e pritshme në B&H janë 14 vite e 2 muaj dhe mesatarja është 9.7 vite shkollim.

E treta renditet Serbia me 11 vite shkollim dhe 3.5 vite të munguara. Ndërsa Maqedonia është e katërta me 13.3 vite shkollim dhe vitet e munguara janë 3.7 vite.

Përkufizimi nga Kombet e Bashkuara:

Vitet e pritura të shkollimit: Numri i viteve të shkollimit që një fëmijë pre të marrë kur regjistrohet në shkollë gjatë gjithë jetës së fëmijës.

Vitet e mesatare: Mesatarja vjetore e shkollimit 25 vjeç e lart, e konvertuar nga nivelet e arsimit duke përdorur kohëzgjatjen zyrtare të secilit nivel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?