Shkopet /Nxirret nga liqeni makina me 5 anëtarë, 1 person në gjendje të rëndë
Aktualitet E Shtunë, 22 Maj 2021 21:13
Policia ka arritur të nxjerrë nga liqeni i Shkopetit makinën me 5 anëtarë e cila kishte rënë brenda në liqen pasi kishte dalë nga rruga.
Sipas policisë brenda në makinë ndodheshin 5 persona të së njëjtës familje.
Burime nga policia bëjnë me dije se një prej anëtarëve të familjes është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet me urgjencë drejt spitalit.
5 personat janë anëtarë të familjes Shehu nga Bulqiza.

