Shkrim kundër Vlahutin, gazetari në paraburgim. Ja sa mund të dënohet

Gazetari Kastriot Myftaraj është shoqëruar mbrëmjen e kaluar nga njësia antiterror në komisariatin Nr.1 në kryeqytet pas një shkrimi kundër ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.

Ndërkohë burime konfidenciale bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Myftaraj është arrestuar me akuzën për “Thirrje publike për veprime të dhunshme” të parashikuar nga neni 223 i kodit penal.

Ky nen parashikon që ‘Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet’.

Swiss Digital Desktop Reklama
 Mësohet se Myftaraj do qëndrojë në paraburgim deri në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ku do të vendoset nëse do të hetohet i lirë apo në burg.

Në shkrimin e publikuar dje në faqen e tij në “Facebook”, Myftaraj që njihet për shkrimet e tij konspirative shkruante se znj.Vlahutin është pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re dhe ndër të tjera thoshte se “çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?