Shkrimtari i njohur rrëfen live: Provokimi i parë që më bëri Lumturia, një foto me këmishë nate e luleshtrydhe
Përballja live mes shkrimtarit dhe redaktorit të njohur Amedeus Baçi dhe shkrimtares Lumturie Kodra e cila pretendon të jetë mashtruar nga ky i fundit, merr një tjetër rrjedhë.
I ftuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News 24 Amedeus mohon ta ketë dashur zonjën në fjalë dhe pranon se për 2 vite rresht, kohë kur janë frekuentuar është provokuar nga Lumturia.
“Unë jam i divorcuar dhe i dashuruar njëkohësisht vetëm me Letërsinë. Por dua të sqaroj se ka qënë ajo që ka pasur një fillim provokues me mua. Më çoi një foto që nga gusha e deri tek beli me këmishë nate, ndërsa në pjesën e fundbarkut kishte një luleshtrydhe. Unë e kuptova qartë se çfarë kërkonte”,- rrëfeu ai.
Ka mjaftuar kjo që Lumtura të thyejë heshtjen në studio teksa thoshte: “Sepse të dashuroja Amedeus”.
I pyetur se sa ka zgjatur lidhja mes tyre, Amedeus u shpreh: “Ua sqarova publikisht, nuk kemi pasur lidhje sentimentale me të. Ishte lidhje mes dy miqve, besoj se ka qenë gati 2 vjeçare”.
Ai pretendon se se Lumturia ka një fiksim patologjik ndaj tij. “Ajo kishte vuajtje, ra në depresion. E kam shoqëruar edhe në spital, por ajo e ka përceptuar gabim të gjithë këtë miqësi”,- shtoi ai.

