Shkunden 8 qytete nga tërmeti i fortë, u ndje 6 ballë (FOTO LAJM)

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë me një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.4 shkalla Rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë ka tronditur 8 qytete në vend.

Mësohet se epiqendra ka qënë mes Burrelit dhe Klosit dhe thellësia ka qënë rreth 2 km.

Por ky termet nuk ishte i vetmi në Shqipëri, pasi deri më tani janë regjistruar me shumë se 7 tërmete të magnitutave të ulëta jo më shume se 2.9.

Swiss Digital Desktop Reklama

DETAJET

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, në ora 12:30:59, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.4 shkalla Rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 13 km Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel.

Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.

Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve.

TERMETET E DITES SE SOTME

Data: 24/05/2017
Ora: 10:30:59
M=4.4
Place: 13 KM ne Veri-Perendim te Bulqizes. 39 Km Veri-Lindje te Tiranes
41.6° N, 20.16° E
Thellësia: 2 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 10:16:22
M=2.9
Place: 10 km VP Bulqizes
41.58° N, 20.2° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/07/2015
Ora: 08:50:40
M=2.3
Place: Vinjoll, Burrel
41.58° N, 20.17° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 08:04:50
M=2.5
Place: 6 km VL Bulqize
41.52° N, 20.27° E
Thellësia: 19 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:39:10
M=2.3
Place: 9 km JL Vinjoll, Burrel
41.54° N, 20.22° E
Thellësia: 7 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:08:00
M=2.2
Place: Vinjoll, Burrel
41.6° N, 20.18° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 02:17:24
M=2
Place: 10km P Ballsh.
40.62° N, 19.87° E
Thellësia: 2.5 KM.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?