Shoferi shqiptar në gjendje të rëndë, pas aksidentit me kamion

Një shqiptar është në gjendje të rëndë, pasi është përfshirë në një aksident me makinën me të cilën po udhëtonte.

Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur një ditë më parë, kur shqiptari 46-vjeçar ishte duke udhëtuar me kamion kur është aksidentuar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Ravenas në Itali. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e rëndë në drejtim të “Porto San Vitale”, kur në një kthesë ka dalë jashtë rruge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se ai ka disa dëmtime në kokë dhe është dërguar me urgjencë për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?