Shoqata e ricikluesve pro strategjisë së përdorimit të incineratorëve
Vullnet Haka, përfaqësues i shoqatës së ricikluesve tha se ata janë pro strategjisë për përdorimin e incineratorëve. I ftuar në studion e “Ekopolitikë”, Haka tha se aktualisht janë në pritje që kjo strategji të bëhet zyrtare.
Besart Kadia: U dëgjua debati që u bë dhe strategjia e qeverisë, diskutimi për incineratorët që do apo nuk do, do të marrë të gjithë mbetjet si organike edhe jo organike për djegie. Ju parimisht jeni pro apo kundër kësaj strategjie dhe si e prek industrinë tuaj?
Vullnet Haka: Ne jemi pro kësaj strategjie. Është për tu theksuar fakti që Ministria e Mjedisit, Shoqatën e Ricikluesve e bëri pjësë të punës për riamendimin e strategjisë dhe në këtë kuptim e kemi gjetur veten atje. Jemi në pritje që kjo strategji të bëhet dokument zyrtar, që do të thotë që do të kemi dhe vazhdimësinë e saj për t’i reflektuar në realitet ato ndryshime që janë bërë atje.
Sipas Hakës qeveria ka mbi 500 mln euro investime në incinerator, por sipas tij duhet të ketë më shumë investime në ndarjen e burimit apo të riciklimit, që sipas shoqatës së ricikluesve është kryesore.
Vullnet Haka: Ke mbi 200 e ca milionë euro investime direkte në incinerator dhe ke mbi 300 e ca milionë euro investime operuese, që do të duhen në 5 vitëshin e parë që operojnë. Pra janë 500 e ca milionë euro të planifikluara investim. Më thuaj çfarë investimesh ke tek pjesa kryesore, që është ndarja në burim, ripërdorimi, riciklimi dhe rritja e vlerës së këtyre.

