Shoqërohet në polici kreu i PD në Gramsh
Aktualitet E Enjte, 19 Gusht 2021 01:14
Policia ka ndaluar kreun e PD në Gramsh, Elmaz Haruni, i cili ka kundërshtuar forcat e policisë.
Sipas policisë Haruni nuk i është bindur patrullës, ai është vënë në pranga së bashku me Artur Rrodhe dhe Erion Zeneli. Bëhet me dije se ai ishte pasagjer në makinë, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.

