Shpërndanin kokainë e heroinë në Tiranë, policia prangos 4 të rinjtë, në kërkim shoku i tyre (Emrat)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Personat e arrestuar janë Ermal Çela, 30 vjeç, banues në Tiranë, Zamir Kuçana, 28 vjeç, banues në Tiranë, Franc Beqiraj, 26 vjeç, banues në Tiranë, Bledar Kovaçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që është shpallur ën kërkim A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe tregtonin lënë narkotike në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, për shtetasit e sipërpërmendur, është dokumentuar me fakte dhe prova ligjore se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende dhe zona të ndryshme në Kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që për 4 shtetasit e arrestuar Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë masën arrest me burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?