Shpërthim me lëndë plasëse në banesë, sapo kishte dalë nga burgu

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Durrës përpara një banesë në lagjen 15 të qytetit.

Shpërthimi është dëgjuar në mesnatë dhe ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por  vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave të para mësohet se banesa ku ishte vendosur lënda plasëse është pronë e Fetah Mataj. Ky është një person me precedentë penale, dhe para disa muajsh ishte liruar nga burgu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?