Shpërthim me tritol në një banesë në Fushë-Krujë, në kërkim autori

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në Fushë-Krujë. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 03:20, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një konflikt për motive pronësie. “BalkanWeb” mëson se objektiv i sulmit ka qenë banesa në pronësi të shtetasit Hamit Tusha.

Sakaq, është shpallur në kërkim 32-vjeçari me inicialet L.Ç, i cili dyshohet të jetë dhe autori i sulmit.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë filluar procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasit:
• L.Ç. 32 vjeç, banues në Fushë –Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 01.06.2017, rreth orës 03:20, për motive pronësie, në Arrameras, ka vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale, në murin rrethues të banesës së shtetasit D.T. 43 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës 16 cm dhe një qese plastike me ngjyrë të verdhë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 152 dhe 278/2 të Kodit Penal.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?