Shpërthimi me tritol në Durrës, banorët rrëfejnë momentet e panikut që përjetuan

Pas shpërthimit me eksploziv mesnatën e sotme në banesën e Fetah Mataj në qytetin e Durrësit, banorët e Porto Romanos në lagjen 12 i ka zënë paniku për ngjarjen e rëndë.

Dëshmitarët kanë treguar për “News24” dhe “BalkanWeb” se nga  shpërthimi janë zgjuar të tmerruar nga gjumi.

“Sapo kishim rënë në gjumë ishte rreth mesnatës ora 12 kur u dyshua një si rrufe dhe u tund vendi. Ne nuk dolëm por të tjerë banorë dolën se u trembën. Të gjithë banorët janë trembur sepse nuk pritej një shpërthm aq i fortë,” tha një komshi me banesën tre katëshe ku ndodhi shpërthimi i ekspolizivit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjerët banor thotë se e gjitë lagjja u vu në panik. “Ishte qetësi e madhe dhe sapo kishin rënë të flinin njerëzit kur u dëgjua shpërthimi i tritolit që pasoi menjëherë me thyerjen e xhamave të lokalit por si pasojë e shpërthimit pati edhe thyerje xhamash të banesave aty pranë,” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?