Shqipëri-Mal i Zi: Jo gardhe dhe as kampe refugjatësh

Një ndër pikat e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Mali i Zit, është jo gardhit me gjemba dhe ngritjes së kampeve të refugjatëve. Deklaratën e kanë bërë dy kryeministrat respektive, Edi Rama dhe Dushko Markovic gjatë një konference të bëbashkët nga Shkodra.

”Ka hapur jo pak debate deklarata e kreut të Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror në Mal të Zi, Vojsav Deagovic lidhur me mundësinë e ndërtimit të një gardhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi që lidhet me çështjen e fluksit të klandestinëve. Ka realisht diçka konkrete që është diskutuar me qeverinë e Malit të Zi, duke qenë se një ditë më parë ministri i jashtëm hungarez tha se do dhurohen 25 km gardh dhe ka patur jo pak diskutime, ndoshta dhe abuzime nga mediat. Ka diçka konkrete në këtë mes? Duke e vijimësuar këtë pyetje, z. Rama sa shqetësim është kalimi ilegal i kufirit jo vetëm nga shtetas të vendeve të treta por edhe tentativa që shpesh një pjesë janë goditur, një pjesë jo, por edhe trafikut të lëndëve narkotike ku kufiri i gjelbër me Malin e Zi është mjaft shqetësim, të paktën nëse flasim për territorin e qarkut të Shkodrës”,-tha Bepin Kolvataj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?