Shqipëria kanabistan, vit rekord me 36 tonë marijuanë të sekuestruar

Viti 2017 shënon vitin e sekuestrimeve rekord të marijuanës së trafikuar me gomone nga Shqipëria drejt Italisë. Dy operacionet e fundit për 2017 të Policisë financiare Italiane e të Rojes Bregdetare të orientuara nga patrullimi i Adriatikut në kuadër të operacionit Triton 2017 të Agjensisë europiane Frontex janë ekzekutuar në datat 30 dhe 31 dhjetor 2017.

“Trafikantët nuk ndalen as në festat e fundivit” informon Financa Italaine, por nuk është ndalur as puna e reparteve operative të autoriteteve italiane duke u finalizuar me suksesin e dy operacioneve të fundit.

Financa Italiane informon se vetëm në rajonin e Puglias ka mbërritur në 36 tonë sasia e marijuanës së sekuestruar nga Shqipëria drejt Italisë përgjatë viti 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vitin 2016 sasia e drogës së sekuestruar përmes detit në rajonin e Puglias ishte rreth 22 tonë, pra gjatë 2017 janë rreth 14 tonë më shumë marijuanë e trafikuar në këtë territor nga Shqipëria drejt Italisë. Policia Financiare puglieze informons se në vitin 2017 janë sekuestruar 26 mjete lundrues dhe janë arrestuar 52 skafistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?