Shqipëria ndër tre shtetet që shkakton më shumë ndotje në Mesdhe nga plastika

Një raport i Fondit Botëror për Natyrën e liston Shqipërinë ndër tre shtetet që shkakton më shumë ndotje në Mesdhe nga plastika. Ekspertët e mjedisit i gjejnë shkaqet tek keqmenaxhimi i mbetjeve dhe mungesa e riciklimit.

Sipas raportit 570 mijë ton plastikë derdhen në det çdo vit, ekuivalent i 563 shisheve plastike që hidhen në Mesdhe çdo sekondë.

Ambientalistët parashtrojnë disa zgjidhje për përmirësimin e situatës duke kërkuar vullnet dhe politika afatgjata nga vendimmarrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos ndotjes së mjedisit raporti evidenton edhe rrezikun që plastika shkakton në shëndet. Sipas Fondit Botëror për Natyrën 80% e plastikës detare në Mesdhe do të rikthehet në tokë brenda një dekade duke ndotur vijën bregdetare.

Swiss Digital Mobile Reklama
RTV Ora - Shqipëria ndër tre shtetet që shkakton më shumë ndotje në Mesdhe nga plastika

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?