”Shqipëria n’Kuvendim”, ushtrimi për demokracinë debatuese

120 qytetarë po marrin pjesë në anketimin deliberativ “Shqipëria n’Kuvendim”, që njihet si demokracia debatuese. Eksperimeti i parë kombëtar i organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ku qytetarët do të debatojnë për disa çështje kryesore me të cilat po përballet vendi.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se ky është një ushtrim i fuqishëm demokracie që në të ardhmen do të ndihmojë mirëqeverisjen. “Demokracia është një sinergji mes procesit dhe produktit. Ndonëse se Demokracia Deliberative krijon përshtypjen sikur mbivlerëson procesin, ky ushtrim i fuqishëm demokracie nuk mund të mos japë produktin e vet në formën e institucioneve demokratike të konsoliduara dhe qeverisjes së mirë”.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Sotiraq Hroni nënvizoi rëndësinë e konsultimeve me shoqërinë civile për proceset demokratike.

”Asnjë insitucion publik nuk mund të zëvendësojë për një kohë të gjatë dhe të efektshme domosdoshmërinë për përfshirjen me argumenta të qytetarëve apo më tej të shoqërisë civile. Shpresoj të jem në gjendje të dëshmojnë përmes këtij ushtrimi se demokracia deliberative nuk është një utopi pavarësisht sa larg mund të duket”.

SHKARKO APP