FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarët e bllokuar në kufi. Reagon presidenti Meta: Shteti të zbatojë detyrimet kushtetuese ndaj qytetarëve të tij

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për bllokimin nga policia shqiptare të qytetarëve shqiptarë që duan të hyjnë në territorin e vendit tonë.

Në një deklaratë për mediat Presidenti shprehet se shteti shqiptar duhet të zbatojë detyrimet kushtetuese që ka për shtetasit e tij.

Deklaratë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme. 

U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë. 

Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?