Shqiptari i vë armën në kokë çiftit grek, arrestohet pasi e njohën nga fotot

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 34-vjeçar nën akuzën e grabitjes me armë ndaj një çifti në Vouliagméni Limanania së bashku me një bashkëpunëtor i cili është në kërkim.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur dy banditët iu afruan çiftit grek duke u përpjekur t’i grabitnin me armë në duar, ndërkohë që ata gjendeshin në një makinë të parkuar.

Kur i riu grek që ishte në timon bëri rezistencë, një nga grabitësit e plagosi në këmbë. Pasi i plagosuri doli nga spitali, e njohu shqiptarin nga fotot, dhe më pas policia bëri të mundur arrestimin e tij./tvklan

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?