Shqiptari në emigrim bën gjestin e veçantë për studentët: Shtëpia ime në Laprakë është për ju

Dje i janë bashkuar protestës në Tiranë edhe studentë nga rrethet, por shumë prej tyre iu desh të ktheheshin para kohe në shtëpi për shkak se nuk kishin ku të qëndronin në Tiranë.

Pikërisht kjo ka nxitur qytetarët shqiptarë anembanë vendit që të hapin dyert e shtëpisë së tyre për të mirëpritur studentët që duan të strehohen në mënyrë që të jenë afër protestës që të marrin pjesë në të.

Një shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë ofron shtëpinë e tij në Laprakë për studentët që duan të strehohen deri në fund të protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari shkruan:

Swiss Digital Mobile Reklama
Përshëndetje JOQ! Shtëpia ime në Laprakë, të pallatet blu, është në dispozicion të studentëve. Çelësat e apartamentit i ka komshiu dhe në të mund të rrinë rehat 5-6 studentë, mos hezitoni t’më kontaktoni nëse u duhet një vend për të fjetur në Tiranë.
Më shkruani në këtë numër në WhatsApp që t’ju vë në kontakt me komshiun që mirëmban shtëpinë time.”

Ky është numri i qytetarit që ofron shtëpinë e tij në Laprakë për studentët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?