Shqiptari rreh gruan dhe kunatën, vajza 10 vjeçare e tronditur merr policinë

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka dhunuar gruan e tij dhe kunatën.

Ka qënë vajza e tij vetëm 10 vjeç e cila ka telefonuar karabinerët e POggibionsi për të kërkuar ndihmë për mamanë e cila gjendej nën kërcënimin e të shoqit me një thokë kuzhine në dorë.

10 vjeçarja jetonte me familjen e saj në qendrën historike të San Gimignano. Karabinierët mbërriten në adresën e dhëne, ku pa hyrë kuptuan menjëherë apartamentin për të cilin bëhej fjalë sepse dëgjoheshin klithmat për ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karabinierët e gjetën veten përballë një rasti dhune në familje, në sytë e një 10 vjeçare të trembur dhe një fëmijë tjetër 2 vjecar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari me inicialet Y.A. 35 vjeç, po e rrihte përsëri gruan, shqiptaren 34 vjecare, dhe i kishte shkaktuar nje plagë madje edhe me majën e mprehtë të një thike në fytin e saj.

Në shtëpi ndodhej edhe motra e gruas, e cila për të mbrojtur gruan kishte nderhyre, por kishte perfunduar edhe vete ne duart e kunatit te dhunshem.

Sipas mediave italiane, ajo është një familje e integruar në shoqërine e Val d’Elsa, ku ai punon si një ndërtues dhe ajo si shitëse, një familje pa probleme ekonomike dhe me dy fëmijë për të rritur, shkruan Panorama.

Sipas mediave, dyshimet për shkakun e sherrit është se cifti kishte kohë që debatonte për një ndarje mes tyre.

Policia fillimisht ka shoqeruar shqiptarin në San Gimignano, ku aty u firmos edhe urdhri i arrestit për dhunë në familje, lëndime dhe kërcënime serioze per jeten. Ai ndodhet ne burgin e Siena.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?