Shqiptari rrezikon dëbimin e dytë nga Britania. Rrëfimi i trishtë në gjyq

Një shqiptar po përballet me dëbimin për herë të dytë pasi ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe në kërkim të një jete më të mirë.

Esmerald Cuni u dëbua nga Britania më 1 dhjetor 2015, dy jave pasi ishte arrestuar.

Ai pranoi se kishte hyrë në vend në mënyrë të paligjshme në anën e pasme të një kamioni, por nuk ishte akuzuar për ndonjë vepër penale, raporton media e huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cuni, 25 vjeç, i cili nuk ishte në gjendje të gjente punësim në Shqipëri që nga mbarimi i shkollës, tentoi dhe gjeti menyren te hynte ne Britani duke paguar 250 £ për ID të rreme greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kur policia i beri nje kontroll ne banese më datë 24 Tetor, shqiptari u arrestua pas dyshimeve se kishte nje sasi te vogel droge.

Ai u dha oficereve te policise nje karte identiteti false, po ashti edhe nje patente me emrin Adonis Galatas. GJithcka iu zbulua fare kollaj, pas nje kontrolli te shenjave te gishtave, qe nxoren ne shesh se kush ishte ai ne te vertete.

Nderkohe ne gjykate ai i pranoi akuzat per dokumente false dhe tregoi rrugen qe kishte bere per te mberritur ne Britani.

Avokati John Thackray, qe i qendroi ne krah tha se “ai mbaroi shkollën në Shqipëri dhe nuk mundi të gjente asnjë vend pune. Nëse arrinte të gjente punë, merrte kaq pak sa nuk dilnin për asgjë dhe ka ardhur në këtë shtet dy herë në mënyrë që të lajë makina, për t’i dërguar paratë në Shqipëri”. Pas denimit me nje vit, ai pritet te deportohet serish ne Shqiperie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?