Shqiptari vret me thikë kasapin në Korfuz
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Korfuzit në Greqi. Një shqiptar ka vrarë me thikë pronarin e një thertoreje. Mediat lokale në Greqi raportojnë se 42-vjeçari nga Shqipëria hyri në thertore dhe qëlloi për vdekje me thikë pronarin, 52-vjeçarin grek.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 me orën lokale, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Paraprakisht raportohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte personale.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e shqiptarit që kreu vrasjen. /SYRI.net/

