Shqiptarja gjendet e mbytur në Rimini
Një 35 vjeçare shqiptare është gjetur e mbytur në ujrat pranë plazhit San Giuliano në provincën e Riminit.
Rreth orës 12 të ditës së dielë, 21 maj 2017, kanë qënë kalimtarët e zonës të cilët kanë lajmëruar rojen bregdetare të Riminit për praninë e një trupi të pajetë që lundronte në afërsi të shkëmbinjve të plazhit San Giuliano.
Policia italiane ka identifikuar se viktima e mbytur është një emigrante shqiptare në moshën 35 vjeçe e banuese në këtë territor.
Hetimet paraprake flasin për një vetëvrasje të lidhur me problemet depresive të gruas.
/Oranews

