Shqiptarja humb dokumentet, merr mesazhin e frikshëm nga i riu: E kam unë, por…
Denoncimi në polici për humbjen e portofolit së bashku me dokumentet i kushtoi shtrenjtë një vajze shqiptare që jeton në Itali.
Pas njoftimit, asaj i erdhi një mesazh frikësues në profilin e saj në Instragram, ku një djalë 24 vjecar nga Azerbajxhani i shkruante se e kishte ai atë që vajza kërkonte, por në këmbim ajo duhet të pranonte të kishte raport seksual me të.
Mesazhet ishin të shumta, të vazhdueshme dhe me tone kërcënuese, aq sa vajza iu drejtua policisë dhe i ngritën një kurth të riut.
Vajza i la takim në një bar, ndërkohe që ishte nën vëzhgimin e policisë. Pak pasi ishin takuar, të riun e kapi mat policia, ndërkohë që në xhep iu gjet portofoli me dokumentet e shqiptares.

