Shtëpia e Gjetheve, Gramoz Ruçi mes figurave të P0PSH, sot në Parlament (FOTO LAJM)
Ditën e djeshme u inagurua “Shtëpia e Gjetheve”, një muze që risjell shtëpinë që përdorej për përgjim dhe turtura në kohën e komunizmit.
Ajo që bie më shumë në sy janë mjetet që përdoreshin për të torturuar ata që përndiqeshin nga Sigurimi, në foton më poshtë. Por në mes fotove të Shtëpisë me Gjethe, Ministria e Kulturës nuk ka ngurruar të vendosë foton e Gramoz Ruçit.
“Piramida e varësisë partiake dhe administrative” shkruhet mes fotove të Gramoz Ruçit, Feçor Shehut, Aredin Shyti etj.
Ish sekretar partie, ish Ministër i Brendshëm, Gramoz Ruçi është sot në krye të grupit parlamentar të PS dhe numri dy i parties më të madhe në pushtet.


