Shtëpia e të Moshuarve në Kavajë, Meta: Vëmendja ime ndaj tyre do jetë e përhershme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme me rastin e festave të fundvitit, Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.

Gjatë takimit me të moshuarit, Meta ka uruar për vitin 2018, më shumë dashuri e solidaritet për moshën e tretë.

”Një shoqëri është e shëndetshme kur asnjë nuk ndihet i vetmuar. Më shumë përkujdesje për moshën e tretë”, është shprehur Presidenti Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ”vëmendja ime ndaj moshës së tretë do jetë e përhershme. Përkujdesja ndaj moshës së tretë detyrim i gjithë shoqërisë. Festat e fundvitit, ditë reflektimi dhe solidariteti për njerëzit në nevojë”, deklaroi Presidenti Ilir Meta gjatë takimit me të moshuarit në Kavajë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?