Shteti juridik në prag kolapsi
Pas rrezikut për kolaps të parlamentit, presidentit, zgjedhjeve parlamentare, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuse Gjyqtari Florjan Kalaja jep alarmin: Shteti juridik në prag kolapsi!
“Reforma në drejtësi në prag të dështimin total” Nëse më 29 prill nuk dorëzohen në KQZ listat e kandidatëve për deputetë, praktikisht zgjedhjet nuk mund të zhvillohen më 18 qershor. Më 17 maj kjo legjislaturtë e kuvendit pushon së funksionuari që do të thotë se brenda kësaj kohe duhet të përfundojë zgjedhja e presidentit të republkikës, ndryshe bllokohen një sëri institucionesh duke sjellë kaos.
Pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u ka përfudnuar mandate dhe të dy institucionet janë në prag të mungesës e kuorumeve nga cila nuk mund të merren vendime. Mandati i Avokatit të Popullit ka kohë që ka përfunduar dhe aktiviteti I këtij isntitucioni edhe si pjesë e isntitucioneve të reformës në Drejtësi është jokushtetues.
Por edhe më e rëndë është situata për institucionet e reformës në drejtësi të miratuar në parim në kuvend me 140 vota, por të ndërpreë në mes për mungesnë e pjesmarrjes së opozitës. Gjyqtari Florjan Kalja, njkëherësh një nga specialistët që ka punuar për reformën në drejtësi jep alarmin se e gjithë reforma është në prag të dështimit total për shkak të përfundimit të afateve ligjore për ngritjen e institucioneve. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me disa juristë të tjerë të njohur në vend, Kalaja ka shpejguar të gjithë zinxhirin e këtij prag kolapsi.
Zoti Kalaja, përse institucionet kushtetuese në Shqipëri janë në prag kolapsi? Unë mendoj që për çdo problem që krijohet ka një zgjidhje dhe zgjidhja është vetëm ligji dhe kushtetuta. Po bëj vetëm disa përqasje se çfarë thuhet në ligj e në kushtetutë dhe çfarë ndodh aktualisht. Unë konstatoj se në 11 gusht kanë hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese.
Diku në shtator ka hyrë në fuqi ligji për vetingun, diku në nëntor kanë hyrë në fuqi ligjet për organizimin e pushtetit gjyqësor, ligji për statusin e magjistratëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe si është situata sot? Unë sot shoh që kushtetuta dhe ligji jeton në dy kohë, në kohën kushtetuese dhe në kohën ligjore, që do të thotë afatet strikte të parashikuara në ligj dhe në kushtetutë. Ajo çfarë duhet të kishte ndodhur, ajo për cfarë parlamentarët kanë votuar dhe janë zotuar që të zbatohen dhe konstatoj ajo që po ndodh realisht, koha fizike e mënyrës sesi po përditësohen këto ligje. Po i marr institucionet me radhë. Është parashikuar të krijohen institucione të cilat do të kryejnë procesin e vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Po marr institucionin e parë, komisioni i pavarur i verifikimeve, sipas kohës kushtetuese dhe sipas kohës ligjore do të duhej të krijohej brenda 145 ditëve nga momenti kur ka hyrë në fuqi diku nga shtatori, ky afat ka kaluar dy herë dhe ndoshta mund të kalojë edhe viti dhe ndoshta kjo nuk krijohet. Organi i dytë, kolegji i apelimit, e njëjta gjë duhej të sqarohej brenda 145 ditëve dhe sot nuk jemi askund. Komisioneri publik, prokurorët e disiplinës duhet të krijoheshin brenda 145 ditëve po të mbledhësh të gjitha shumatoret e afateve që ligji vendos, por nuk janë krijuar. Është pak ironike, por kështu ka ndodhur, i vetmi institucion që është krijuar dhe është në gjendje institucionale është një institucion që shqiptarët nuk marrin dot pjesë në formimin e tij, që është oepracioni ndërkombëtar i monitorimit. Organet që duhet të krijoheshin nga Shqipëria, nga brenda nuk janë krijuar dhe është krijuar i vetmi institucion që duhej krijuar nga jashtë. Sipas kushtetutës këshilli i emërimeve në drejtësi duhet të ishte krijuar në datën 16 gusht. Në qoftë se kjo kompetencë nuk do të ushtrohej nga presidenti, do të ushtrohej nga kryetari i kuvendit dhe maksimumi në 26 gusht do të ishte krijuar dhe kjo është krijuar në 27 janar.
Kushtetuta parashikonte që ky organ të kalonte një fazë tranzitore dhe mandati do t’i përfundonte në datë 31 dhjetor 2016. Kjo jo vetëm që nuk është krijuar në 31 dhjetor 2016, por është krijuar rishtazi në 27 janar 2017. Inspektori i lartë i drejtësisë parashikohej që të krijohej brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e kushtetutës, kushtetuta ka hyrë në fuqi më 11 gusht, sot nuk jemi kurrkund me vetingun jo më të kërkojmë që të na emërohet inspektori i lartë i drejtësisë. Kushtetuta thotë që gjykata e posacme dhe prokuroria e posacme do krijohet dy muaj pas krijimit të këshillit të lartë gjyqësor. Ne skemi krjuar as vetingun, as këshillin e lartë gjyqësor.

