Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 15:12 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike? Studentët e Lëvizjes Studentore Kombëtare kanë prezantuar sot qëndrimet dhe synimet e tyre në një deklaratë për mediat, të mbajtur në ambientet e Universitetit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shtohen trazirat në universitetet amerikane mes protestave për luftën në Gazë

Shtohen trazirat në universitetet amerikane mes protestave për luftën në Gazë

Aktualitet
E enjte, 2 Maj 2024 07:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kundër-protestuesit “sulmuan me forcë” një kamp me tenda të protestuesve pro-palestinezë në Univeristetin e Kalifornisë, në Los Anxheles, herët të mërkurën dhe aktivistët u përplasën me forcat policore që shkatërruan tendat e tyre në Universitetin “Viskonsin-Madison”, në Medison, pjesë e përshkallëzimit të dhunës në disa universitete amerikane lidhur me luftën në Gazë.

15 persona mbetën të plagosur gjatë përplasjeve në Univeristetin e Kalifornisë, mes të cilëve një person që u shtrua në spital, tha Presidenti i Universitetit të Kalifornisë.

Ndërkohë, të martën në mbrëmje, policia e Nju Jorkut hyri në Universitetin ‘Columbia’ pasi universiteti kërkoi ndihmë. Ata larguan një kamp me tenda dhe larguan turmën që kishte marrë nën kontroll sallën ‘Hamilton’.

Kancelari i Universitetit të Kalifornisë Gene Block tha përmes një deklarate se “një grup nxitësish” të martën “sulmuan me forcë” kampin e tendave të protestuesve pro-palestinezë duke detyruar universitetin të kërkonte ndihmë nga organet ligjzbatuese.

Pas disa orësh përplasjeje mes grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite, policia ndau grupet dhe rivendosi qetësinë.

Të mërkurën, protestuesit pro-palestinezë rindërtuan barrikadën përreth kampit të tyre. Nuk pati shenja përplasjeje ndërsa në universitet ka prani të punonjësve të rendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të mërkurën, në Medison, kryeqytet i Viskonsinit, policët me mburoja hoqën të gjitha tendat duke lënë vetëm një dhe shtynë me force protestuesit, çka solli përleshje. Katër police mbetën të plagosur, mes të cilëve një që u qëllua në kokë, sipas autoriteteve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Brenda disa orësh, protestuesit ngritën më shumë tenda brenda kampusit të Universitetit të Viskonsinit.

Më shumë se 30 persona u arrestuan, shumica u lane të lirë. Ndaj 4 personave u ngritën akuza.

Mund t'ju interesojë

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Para 4 minutash
Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Para 2 orësh
Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Para 2 orësh

Kampet me tenda nga protestues që u bëjnë thirrje universiteteve që ndërpresin lidhjet financiare me Izraelin ose kompanitë që mbështesin luftën në Gazë janë përhapur në kampuset univeristare në mbarë vendin në një lëvizje studentore si asnjë tjetër gjatë këtij shekulli.

Gjatë protestave ka patur përleshje me forcat e rendit dhe më shumë se 1300 të arrestuar.

Protestat nëpër universitetet amerikane filluan në Universitetin ‘Columbia’ si reagim ndaj ofensivës së Izraelit në Gazë dhe pasi Hamasi kreu një sulm terrorist në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor. Militantët vranë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë dhe morën afërsisht 250 pengje, sipas të dhënave izraaelite. Duke u zotuar se do të eleminojë Hamasin, Izraeli ka vrarë më shumë se 34,000 palestinezë në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje që kontrollohet nga Hamasi.

Izraeli dhe mbështetësit e tij i kanë cilësuar protestat universitare si antisemite, ndërsa kritikët e Izraelit thonë se akuzat bëhen për të heshtur kundërshtitë. Ndonëse disa protestues janë filmuar duke bërë komente antisemite ose kërcënime të dhunshme, organizatorët e protestave, disa prej të cilëve janë hebrenj, thonë se kjo është një lëvizje paqësore që synon mbrojtjen e të drejtave palestineze dhe që proteston kundër luftës./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 4 minutash

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!
Para 9 minutash

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi
Para 15 minutash

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit
Para 27 minutash

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 16 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 18 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 20 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026
Para 9 orësh

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.