Shtyhet gjyqi me Ballën, Berisha: Pas shpifësit, dhe avokati në drejtim të paditur

Shtyhet seanca në gjyqin mes kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla dhe djalit të ish-kryeministrit Shkelzen Berisha.

Shkak është bërë mugesa në seancë e palës së paditur. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Bruksel, avokati ka paraqitur raport se është sëmurë.

Vetë Berisha, në një prononcim për Ora News, u shpreh: Pas shpifësit dhe avokati largohet në drejtim të paditur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djali i ish-kryeministrit Berisha kërkon dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka dorëzuar prova në gjykatë që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe i kërkoi gjykatës ta dënojë për shpifje.

Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit PS-së e publikoi në adresë të tij të facebook dhe i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga djali i ish- kryeministrit. Ai e akuzon për shmangie të detyrimeve tatimore.

Berisha pretendon se Balla e publikoi këtë dokument me të dhëna personale në kohën kur ishte kreu i komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?