Shtyrja e zgjedhjeve, reagon kandidati i PS-së në Kavajë

Të dielën nuk do ketë zgjedhje në Kavajë. Pas vendimit të Kryeministrit për të tërhequr kandidatin e PS-së, vet Klodian Shehu ka folur pas vendimit që mori Rama për shtyrjen e zgjedhjeve në këtë qytet.

Në një prononcim për mediat Klodian Shehi është shprehur se do të bëjë më të mirën për qytetin e tij edhe pse ai është defacto dhe de juro, kandidat i PS-së. Ai shprehu kandishmërinë që të kandidojë për Kavajën në çdo moment.

“Kërkesën për tërheqje e mora vesh nga televizionet. Ndjehem i privilegjuar për kandidimin por është një krizë që nuk përfundon këtu. Jam kandidati de juro dhe de facto i Kavajës. Do ketë sërish një sfidë që PS të mbajë bashkinë e Kavajës”,- tha Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë deklaratë, nënkryetari aktual i bashkisë së Kavajës e bëri në Festën e Birrës, një traditë që zhvillohet prej katër vitesh në këtë qytet e që përkon edhe me çeljen e sezonit turistik.‎

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam besim te kryeministri ynë dhe vendimi i tij, sikurse është treguar në gjithë këto vite. Interesi kombëtar është i pari. Interesi kombëtar është mbi çdo interes vetjak. Kavaja e ka zgjedhur drejtimin e duhur. Ne do të vazhdojmë punën në Bashkinë e Kavajës për të ndërtuar çdo ditë qytetin që duam, Kavajën që duam, Shqipërinë që duam”, tha Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?