Si u shkrumbua makina e ish -kryetarit të komunës Kolsh

Makina e ish -kryetarit të komunës Kolsh u gjet e djegur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Makina e Andi Markut ishte parkuar para prefekturës. Zjarri e ka përfshirë atë në pjesën e përparme, duke i sjellë dëmtime të mëdha (shih foton e lapsi.al).

Arsyet janë të panjohura. Policia ka nisur hetimet.

Ish -kryetari i komunës Kolsh ka përjashtuar mundësinë e një djegie të qëllimshme. Ai është shprehur se makina ka pasur probleme në sistemin elektrik dhe ky mund të jetë shkaku i djegies.

Swiss Digital Desktop Reklama

Andi Marku ka shërbyer edhe si shef komisariati në polici, në disa qarqe të vendit. /Lapsi.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?