Siguria kibernetike me koncesion, kryetari Alibeaj: S’mund të ketë ligj special
Kërkesa e qeverisë ”Rama 3” për të nisur negociatat për nënshkrimin e një marrëveshjeje koncesionare për mbrojtjen e të dhënave elektronike të shtetit shqiptar, mori këtë të hënë diritën jeshile nga Komisioni i Ligjeve. Kompania me të cilën do të nisin bisedimet është ”Jones Grup”, famën e të cilët nuk e kundërshtoi as PD, por vërejtjet i kishte për mënyrën e ndjekur.
“Nuk mund të nënshkruhet një kontratë me ligj special. E ka hedhur poshtë gjykata kushtetuese. Qeveria duhet të marrë përgjegjësi, jo t’ia lër parlamentit”, tha kryetari i komanduar i PD-së, Enekeljd Alibeaj.
Kundërshtitë nuk pengojnë miratimin e aktit i cili kërkon edhe aprovimin e komisionit të sigurisë dhe seancës plenare diçka proceduriale, llogaritur votat që ka mazhoranca. Për miratimin e këtij akti qeveria është investuar që para disamuajsh kur online dolën pagat e qytetarëve shqiptar.

