Siguria kibernetike, qeveria fokus për gjenerimin e vendeve të reja pune

Teknologjia shihet nga qeveria shqiptare si një mundësi për të gjeneruar vende pune për të rinjtë.

Per herë të parë në Shqipëri do të hapet “Albania Cyber Academy” e cila do ti japë mundësi të rinjve të konkurojnë për të demonstruar dijet e tyre në fushën e Sigurisë Kiberneti.

Në kuadër të Inovacionit 2017, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Çertifikimit Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe UKT-cert Kosova zhvilluan sot konferencën studimore për të përkrahur studentët dhe për të ndarë 4 çmimet për punimet më të mira të vlerësuar nga komisioni i ngritur në nivel akademik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edlira Gjolleshi, Drejtore pranë Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike bëri të ditur për ATSH-në se roli i institucionit që ajo drejton ka të bëjë me fushën e certifikimit elektronik, produktet e sigurta dhe të besuara dhe  Cyber security të 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky aktivitet vjen në kuadër të javës së inovacionit. Duke qënë se papunësia është problem global, fokusi i  javës së inovacionit ishte që të zhvillojmë ide që gjenerojnë punësim dhe ne jemi fokusuar tek fusha e sigurisë kibernetike pasi  vëmendja ndërkombëtare sot është tek kjo lloj sigurie”, tha ajo.

Nga ana e saj, Ministrja e Inovacionit Milena Harito gjatë fjalës së saj vuri në dukje se në ditët e sotme asnjë profesion nuk mund të bëjë dot pa teknologjinë.

“Sot jemi këtu për sigurinë kibernetike. Sepse e gjitha bota është sensibilizuar për mundësinë e sigurisë kibernetike. Nga të dhënat e publikuara deri tani, 100 shtete patën sulme kibernetike. Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmeve por kjo nuk do të thotë që jemi të sigurt por sepse ndoshta nuk kemi qënë në vëmendjen e sulmuesve”, tha Harito.

“Albania Cyber Academy”  do të hapet në datat 2,3,4 korrik dhe do të marrin pjesë të gjithë studentët që kanë prezantuar punimet e tyre mbi Sigurinë Kibernetike. Lektorë të këtij kursi do të jënë edhe ekspertë të fushës nga kompania Microsoft si assoc.prof Philip Polstra nga Universiteti I Pensivanisë(SHBA). /z.t/ /a.g/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?